Kosovë, Vjosa Osmani zgjidhet presidente

T”ka mami yll/ Reagon kolektivi feminist dhe AMA
Gjatë transportimit për në spital, 19-vjeçarja me Covid përjeton tmerrin brenda në ambulancë, ja pamjet filmike
Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat
Republika e Kosovës ka presidentin e gjashtë me radhë që nga paslufta. Ajo është Vjosa Osmani.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.
Me 71 vota për në raundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. 11 vota ishin të pavlefshme.
Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.
Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua nga pozitat udhëheqëse në këtë parti.

Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje.

Kush është Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Aktualisht është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

Publikimet: “The Role of the Parliamentary Diplomacy in Shaping the Foreign of the Policy of the Republic of Kosovo( University of Pittsburgh, Law Review, excepted publication: FALL 2014);

Arbitration – A Guide for judges and practitioners( published by USAID, 2008);

Balkans – Foreign Affairs, Politic and Socio – Cultures( co – author of section of Kosovo`s Foreign Policy (EPOKA University Publications, Tirana, October 2011,ISBN:978-9928-4044-4-2);

Kosovo`s foreign policy : Five Years On(in “Political Thought : Foreign policy and aspects of international diplomacy”, co-author, Year 2011, No 43, September 2013 Konrad Adenauer Stiftung ;

Bar Exam Manual – Section on Commercial Law(published by UNDP and Kosovo Chamber of Advocates, co-author, 2008);

Representing Kosovo before the International Court of Justice( published by the Center of the International Legal Education( CILE Notes), September 2010, University of Pittsburgh- School of Law;

Business Law – Authorized Lectures( published by Riinvest University, Kosovo, 2008);

The Big Impact of a Small Program in the Development of the Rule of Law in Kosovo(in “The Export of Legal Education: It`s Promise and impact in transition countries, published by Ashgate, 2009);

MONOGRAPH: “Street Children in Kosovo”, (published by the Finnish Human Rights Program in the Kosovo in three languages( English, Albanian, Serbian, 2004)

COMMENTS

WORDPRESS: 0