Kosovë/ Nxënësit e komunitetit Rom dhe Egjiptian veçohen nga shokët e klasës gjatë festës së Abetares

Kosovë/ Nxënësit e komunitetit Rom dhe Egjiptian veçohen nga shokët e klasës gjatë festës së Abetares

Ricikluesit romë dhe egjiptianë mes mbijetesës dhe përballjes me dhunën e diskriminimin
Zvogëlohet fondi për ndihmën ekonomike, ka diskriminim shprehet avokati
24 qershori/ Minoriteti egjiptian, më shumë barazi dhe më pak diskriminim

Shkolla është institucioni bazë ku fëmijët jo vetëm marrin dije por edhe edukohen me parimin që të gjithë jemi të barabartë.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur në një nga shkollat e qytetit të Pejës, në Kosovë. Gjatë festës së Abetares e cila zhvillohej në Pallatin e Sportit të qytetit, dhjetra fëmijë festonin së bashku në qendër të tij e ndersa disa të tjerë qëndronin në stola të veçuar nga klasa. Behet fjalë për 10 fëmijë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian të cilët festuan festën e mbarimit të librit të parë, larg shokëve të klasës.
Sipas mësueses ka qenë dëshira e tyre të rrinë aty. Por nga ana tjetër fëmijët shprehen se do të donin shumë të qëndronin atje bashkë me të tjerët dhe se ka qenë mësuesja ajo që i ka thënë të ulen në stola larg nga pjesa tjetër që performojnë në qendër të vëmendjes së spektatorëve.
Mësuesja mohon që kjo ka të bëjë me diskriminim ndaj tyre.
20220519 145728

20220519 145656

20220519 145641

20220519 145711

20220519 145620

20220519 145556 1

COMMENTS

WORDPRESS: 0