Në qytetin e Korçës ndodhet “Shkolla Speciale”, një institutcion arsimor që ju vjen në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Kjo shkollë ndiqet nga 35 nxënës me AK, të cilët për fat të keq nuk përfitojnë nga shërbimet që ky institucion duhet të ofronte…
Ajo që parashikohet në bazë të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” është se, arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara synon zhvillimin e plotë të potencialit intelektual e fizik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre për t’i përgatitur për integrim të plotë në shoqëri dhe në tregun e punës. Cilësohet se nxënësit me aftësi të kufizuara mësojnë sipas planit mësimor e programeve lëndore të zakonshme, të përshtatura për ta, ose sipas planit mësimor e programeve lëndore të specializuara për ta.
Por në përballjen me realitetin faktik, nuk ndodh kështu. Nga informacionet e përftuara nga prindërit e fëmijëve por edhe nga burime pranë institucionit, behet me dije se shkolla nuk ka një udhëzim të posaçëm për përshtatjen e kurrikulës për nxënësit me aftësi të kufizuara, as nuk ka programe bazuar në përputhje me specifikat e saj. Gjithashtu mungojnë tekstet mësimore të përshtatura për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Për sa i përket stafit mbështetës dhe ekspertët në këtë fushë, përsëri ka mangësira. Nëse kemi praninë e një psikologu dhe një punonjësi social, si çdo shkollë tjetër e zakonshme, mungojnë specialistët si mësuesit ndihmës, logoped dhe mjek pediatër, të nevojshëm dhe domosdoshëm për fëmijët me AK.
Një tjetër çështje që përbën shqetësim të madh për prindërit, është transporti i fëmijëve për në shkollë. Shkolla nuk mundëson transportin për fëmijët dhe shumë prej tyre, që vijnë nga zona rurale, përshkojnë çdo ditë distanca të mëdha. Sipas informacioneve na thuhet se drejtoria e shkollës e vetëdijshme për rrezikun dhe vështirësinë që këta fëmijë hasin gjatë udhëtimit të vetëm për në shkollë, ka dërguar kërkesa të vazhdueshme drejt institucioneve të pushtetit vendor, por ende transporti nuk është mundësuar.
Në thelb, qëllimi i shkollave të specializuara është aftësimi dhe përmirësimi i gjendjes psiko-motore të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ato synojnë të jenë të përkohëshme, pasi objektiv final duhet të jetë integrimi i këtyre fëmijëvë në mënyrë të barabart, si në institucione arsimore, por sigurisht në shoqëri. Ndaj shërbimi dhe kushtet që duhet të ofrohen prej institucioneve e kësaj natyre, duhet të kenë standartet e parashikuara në ligjë, sespse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të ndihmoj, shërbej dhe të jetë e dobishme për fëmijët me aftësi të kufizuara që i frekuentojnë ato.
COMMENTS