Ka humbur jetën pasi ka marrë mjekim në spital 51 vjeçarja nga qyteti i Korçës.
Bashkëshorti i saj akuzon mjekët e spitalit të Korçës për neglizhencë në mjekimin e bashkëshortes së tij.
“Erdhëm në spital, ndejtëm deri nga ora 5.I bëri doktori një gjilpërë dhe me tha se është anemike, nga zemra ska gje dhe EKG e zemrës i doli mirë.Ikni në shtëpi! Vajtëm në shtëpi.Ngrihem në mëngjes e pyes si je, por smë pëgjigjej.Lajmërova komshien, lajmëruam këta dhe erdhëm këtu në spital. Më thanë i vjen era e keqe nga goja, mos ka pirë ndonjë detergjent.- tregon ai për mediat.
Bashkëshorti thekson se do vazhdojë të gjitha veprimet e mundshme për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së gruas së tij. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të zbulojë shkaqet e vërteta të humbjes së jetës së 51 vjeçares nga Korça. Ndërkohë që spitali Rajonal Korçë nuk ka reaguar deri më tani për këtë ngjarje.
COMMENTS