Takimi i ‘Rithemelimit’ në Laç nuk ka qenë aspak i qetë pasi ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka patur konflikt gjatë takimit të kandidatëve të primareve të Sali Berishës me Kryesinë.
Takimi u mbajt në qendër të qytetit, ku u qëllua me armë zjarri në ajër. Pas konfliktit verbal mes nënkryetarit të PD së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe një anëtari, ishte ky i fundit që ka qëlluar me armë zjarri.
Anëtari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është shpallur në kërkim. Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar.
Reporttv
COMMENTS