Konflikt dhe plagosje me thikë në Shkozë

Konflikt dhe plagosje me thikë në Shkozë

Llotaria Amerikane mundësi e mirë për të braktisur Shqipërinë
Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë.
Aplikacionet Covid-19 paraqesin rreziqe serioze për të drejtat e njeriut

Pas një konflikti të çastit këtë mesditë në Shkozë, ngjarja ka përfunduar në plagosje me thikë.

Sipas policisë shtetasi S. K ka plagosur me thikë shtetasin O. M i cili është dërguar me urgjencë në spital. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariat të autoritetit të dyshuar.

Ky është dhe njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0