Jo të paktë janë qytetarët që shprehen të zhgënjyer nga vizitat në spitalet tona ku hasen me një mori problemesh.
Një rast i tillë ndodhi sot kur zonja nga Elbasani kishte planifikuar nga mjeku i familjes disa ekzaminime për këtë datë 16. 08. 2022, por në poliklinikë i thonë që ka mbaruar numri i analizave për këtë muaj ndërkohë që jemi në mes të muajit gusht. Zonja në fjalë por dhe qytetarë të tjerë që kanë nevojë urgjente për këto analiza duhet të presin deri në shtator sipas shtetit ose siç i thanë zonjës, të shkojë në privat. Si mund të shkojë në privat ku mjeksia që përmendet është falas apo kur siguracionet ia paguajmë shtetit ose më mirë na i mban shteti për këto ditë të ” vështira”?! Nëse qytetarët do të kishin mundësi ekonomike do t’i drejtoheshin vetë privatit pa pasur nevojë ti drejtojnë vetë punonjësit e shtetit nëpër spitale.
COMMENTS