Baraka e përshtatur si banesë eshtë streha e shtatë pjesëtarëve të familjes Zabzuni në Farkë të Tiranës.
Kryefamiljarët janë munduar të krijojnë kushte sadopak minimale për tre fëmijët dhe gjyshërit, por pa mundur të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për ushqim.
Kryefamiljari detyrohet çdo ditë të mbledhë shishe plastike dhe kanaçe për të mbijetuar, por sërish frigoriferi mbetet bosh.
“Mbledh hekura dhe gjëra të tjera i shes përditë, 3-5 mijë lekë për të ushqyer kalamajtë. Nuk kemi, e shikon vetë pa strehë, mbledhim hekurishta.”
E zonja e kësaj shtëpie, Kristina, dhe pse në muajin e nëntë të shtatzënësisë, detyrohet të dalë çdo ditë në rrugë dhe të lypë.
“Po pres dita-ditës të lind, jemi shumë keq, duam të na ndihmojnë.”
Nëna e tij vuan nga depresioni por për shkak të pamundësisë ekonomike nuk sigurojnë dot ilaçet.
“Nuk kam lekë të marr ilaçet, pa to unë kaloj fare në depresion.”
Mateo, vetëm 7 vjeç, ka vetëm një dëshirë.
“Dua të shkoj në shkollë si fëmijët e tjerë.”
“Nuk kemi mundësi për ti blerë libra, lapsa.”
Apeli i tyre shkon për ndihmë dhe me shpresën se dikush do ti dëgjojë.
“Kërkojmë ndihmë, kush ka dëshirë të na japë një dorë.”/Oranews
Kliko mbi link për të parë videon e plotë:
COMMENTS