Kompanitë që marrin tendera detyrohen të punësojnë të papunët.

Kompanitë që marrin tendera detyrohen të punësojnë të papunët.

Sarandë/ Nëna “lypse” mbron me trupin e saj fëmijën
Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin që ndalon protestat dhe tubimet pa marë lejen e policisë: “Jo më leje por vetëm njoftim”

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e 26 Dhjetorit një ligj të ri, i cili përcakton mënyrën se si do të luftohet papunësia.

Nisma pritet që të miratohet në sesionin e ri parlamentar të vitit të ardhshëm dhe do të prekë të dy krahët: punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

Për herë të parë shteti fut në këtë ligj konceptin e punësimit të detyruar për kompanitë të cilat fitojnë tendera publikë.

Lista e punonjësve do t’u shkojë nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, ndërsa numri i të punësuarve që firmat do të jenë të detyruara të marrin, do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriter kryesor do të jetë madhësia e fondeve publike që ndërmarrjet përfitojnë dhe natyra e biznesit të tyre.

Nisma e re ligjore ofron edhe pagesa për të papunët që të marrin kurse trajnimi pa pagesë me qëllim aftësimin e tyre në tregun e punës.

Çdo ndërmarrje e madhe duhet që të paktën të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 50 punonjës që ka, e nëse kjo nuk do të zbatohet ata do të detyrohen të paguajnë 13 mijë Lekë çdo muaj.

Ligji hedh themelet për ngritjen e një institucioni të ri i cili do të zhvillojë politikat e nxitjes së punësimit, por deri në themelimin e tij, këtë detyrë do ta ushtrojë Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0