Komiteti Shqiptar i Helsinkit/ Ngjarja e Ivi Meta paqartësi dhe mospërputhje

Komiteti Shqiptar i Helsinkit/ Ngjarja e Ivi Meta paqartësi dhe mospërputhje

SA FAMILJE DOLËN NGA SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE…
Bizneset/Do protestojmë për rritjen e çmimit
Censi 2022/ Organizatat egjiptiane dhe rome, përfshirja e individëve egjiptian dhe rom si…

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën me dije se pasditen e djeshme vëzhguesit e kësaj organizate kanë qenë në qelitë e Komisariatit të Kavajës, ku humbi jetën Ilvi Meta. Në deklaratën për shtyp, ata thonë se kanë konstatuar disa paqartësi dhe shënime që nuk përputhen. Aty thuhet se oficeri përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të Ilvi Metës, ndaj kontrolli mjekësor duhej të ishte realizuar menjëherë pas konstatimit të këtij fakti. Kjo nuk ka ndodhur.

Vëzhguesit e KShH verifikuan nga afër kushtet e dhomës së sigurisë ku ishte vendosur i ndjeri Ilvi Meta, prej nga rezultoi se ajo nuk përmbushte kriteret. Konkretisht shufra metalike horizontale e zgavrës së qelisë nuk duhet të ishte më e lartë se 60 cm. Në fakt ajo ishte vendosur në një lartësi rreth 2 metër, gjë që krijonte mundësinë e vetëvarjes.

“Shefi i komisariatit na informoi se për t’i dhënë fund jetës së tij ai kishte përdorur një lidhëse të kapuçit varur tek shufra metalike. Roja i shërbimit për mbikqyrjen e dhomave të sigurisë ishte personi që konstatoi se Ilvi Meta ishte varur, por nuk mund të hynte në dhomë pasi nuk kishte çelësin e qelisë, të cilin e mbante përgjegjësi i dhomave të sigurisë, e pasi ai përfundonte orarin e shërbimin, çelësi mbahej në sallën operative të Komisariatit. Ai u njoftua menjëherë dhe mbas hapjes së derës u realizua shoqërimi i tij në qendrën spitalore më të afërt, ku dhe u konstatua vdekja e tij”, thuhet në deklaratën e KShH.

Gjatë verifikimit, pranë dhomave të sigurisë të këtij Komisariati, ndodheshin dhe punonjësit e Policisë të arrestuar për këtë ngjarje, me dy prej të cilëve vëzhguesit e KShH-së arritën të komunikonin. Një prej punonjësve që kishte qënë prezent në kontrollin fizik të të ndjerit, deklaroi se nuk i është gjetur asnjë lidhëse të ndjerit, si dhe bluza që ai mbante veshur nuk kishte kapuç. Punonjësi tjetër, përgjegjës i dhomave të sigurisë, i tha vëzhguesve se ai nuk është ndodhur në turn në momentin që ngjarja ka ndodhur. Në orën 19:00 në librin e dorëzimit të shërbimit të përgjegjësve të dhomave të sigurisë është shënuar si porosi për personin që do të merrte në turnin e radhës, se duhej t’i kushtohej një vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentonte të vëtëvritej.

Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se ky shënim ka mospërputhje me shënimin që mjeku, O.H, ka bërë në librin e vizitave mjeksore, nr 63, duke shënuar orën 18:00 të dt.4 Maj, si orën e konstatimt të trupit të pajetë të të ndjerit. Për të parë raportin e plotë kliko

COMMENTS

WORDPRESS: 0