Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi/Pagesa për aftësinë e kufizuar jo vetëm që nuk duhet shkurtuar por ajo do të duhet zgjeruar

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi/Pagesa për aftësinë e kufizuar jo vetëm që nuk duhet shkurtuar por ajo do të duhet zgjeruar

AMA reagon ndaj Top Channel: “Spartak Ngjela kurrë më në emisionin “Më lër të flas””
Nxënësit romë dhe egjiptianë vuajnë pasojat e segregimit në shkollat shqiptare
Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë

Në një intervistë në euronews komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi,Robert Gajda,është shprehur mbi problematikat që po përballen njërëzit me aftësi të kufizuar në një kohë kur marrja e shërbimeve sanitare nga kata grupe nuk është e plotë.
Duke pretenduar shteti që shërbimet sanitare tashmë ofrohen në mënyrë efektive dhe cilësore nuk është më e nevojshme që të bëhet një pagesë. Kjo ëshë logjika që ndiqet.Shteti pretendon që tashmë disa shërbime i ofrojmë kështu që nuk është e nevojshme të paguajmë ekstra për këto shërbime. Ajo që duhet parë është nëse këto shërbime që pretendohet të ofrohen nga shteti në mënyrë efektive dhe cilësore ofrohen realisht në mënyre efektive dhe cilësore për personat me aftësi të kufizuar sepse nëse nuk bëhet në këtë mënyrë, kuptohet që pagesa për aftësinê e kufizuar jo vetëm që nuk duhet shkurtuar por ajo do të duhet zgjeruar, do të duhet të jetë më e madhe në mënyrë që personat të mund të garantojnë ato shërbime që janë shumë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuar në të gjitha llojet e saj”
Më tej ai shtoi se një pjesë shumë e rëndësishme është dhe punësimi i tyre duke i dhënë kështu dhe një pavarësi ekonomike e duke i garantuar një jetesë më të mirë.
Një komponent tjetër që ka munguar nga ana e organeve publike është dhe fakti i punësimit. Organet publike kanë pasur tendencën, dhe vetë shoqeria, ti konsiderojë apo ti trajtojë në një farë patrnalizmi duke u munduar ti ndihmojë vetëm nëpërmjet pagesave
apo ndihmave për keto persona.
Ndërkohë që koncepti është që personat me aftesi te kufizuar në një pjesë shumë të madhe të tyre kuptohet jo të gjithë, janë të aftë të punojnë dhe një nga menyrat më të mira është që shteti do të duhet të kontribuojë në integrimin e personave me aftësi të kufizuar është ti krijojë atyre kushte reale dhe efektive të të qënit të punësuar. Duke i dhene atyre pavarësi ekonomike dhe duke i krijuar atyre pavarësi për një jetesë më të mirë. Mirëpo kjo ka munguar. Ka munguar dhe nga vetë organet publike. E dimë që kemi një ligj për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar, ku pretendohet që në çdo ndermarrje apo administratë, në çdo 25 punonjës duhet që të punësohet një person me aftësi të kufizuar.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0