Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi gjen në shkelje Bashkinë Vlorë, rasti i një kryefamiljareje egjiptiane që nuk përfitonte ndihmë ekonomike

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi gjen në shkelje Bashkinë Vlorë, rasti i një kryefamiljareje egjiptiane që nuk përfitonte ndihmë ekonomike

Komisioneri/ Enti Rregullator i Energjisë (ERE) diskriminon të varfërit.
Nga se ndërroi jetë foshnja e çiftit Demo?
Ndryshon ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri detyrohet të ngrejë padi për çështje me interesa kolektive

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi ka gjetur në shkelje të të drejtave të njeriut Bashkinë Vlorë, në rastin e një gruaje kryefamiljare në Vlorë, së cilës i është mohuar nga viti 2020 subvencionimi i qirasë. Rasti përbën precedent për të gjitha rastet e ngjashme ku për shkak të zotërimit të një prone të papërshtatshme për strehim, në vlerë të metrave katrorë dhe zënies nga ndërtime pa leje, pronarët nuk përfitojnë dot nga programet e strehimit social. 

Vendimi i datës 3 prill 2023 ka konstatuar diskriminim të znj D.M. në të drejtën për strehim të përshtatshëm në formën e “diskriminimit ndërsektorial” për shkak të etnisë, gjinisë dhe gjendjes shoqërore dhe ekonomike.

Drejtësi Sociale që kishte marrë njoftim me anë të paraligjorit të tyre në Fier, dërgoi një kërkesë pranë Komisionerit për të shqyrtuar rastin kompleks në fjalë. Zonja D.M., e papunë dhe me pronësi një truall dhe një sipërfaqe banimi prej 16m2 e ka të pamundur të banojë në këtë pronë sepse mbi truallin është një ndërtim pa leje prej familjarëve të saj. Ajo nuk mund të banojë me ta për shkak të konflikteve, kjo në dijeni të të gjitha palëve, përfshirë Bashkisë Vlorë. 

Vlerësimi se zonja ka një pronë është i gabuar sipas komisionerit, së pari sepse ajo nuk e zotëron pronën dhe nuk e gëzon dot atë sepse në truall është një ndërtim pa leje, të cilln IMT nuk e shemb dot për shkak të afërsisë me banesa të tjera, kjo e vërtetuar me dokumentat përkatëse. Së dyti, edhe nëse do e gëzonte, është nën 30m2 që është minimumi i sipërfaqes për një njeri sipas përcaktimeve ligjore. Për të gjitha këto, si dhe për banesën ku zonja aktualisht banon, në një dyqan pa kushte të përshtashme, bashkia është në dijeni, me dokumentat përkatëse, foto dhe çdo përgjigje ndaj saj ka qenë negative. Ajo është njoftuar se nuk mund të përfitojë nga bonusi për sa kohë del pronare e një trualli. 

Për të vërtetuar se ka diskriminim, Komisioneri ka kërkuar të dhëna për Bashkisë Vlorë se sa ka qenë numri i familjeve rome dhe egjiptiane që kanë përfituar nga bonusi dhe sa prej tyre kanë qenë gra kryefamiljare. Ka rezultuar që një numër shumë i vogël prej tyre kanë qenë gra, pavarësisht se numri në total është diku te 40% minoritet rom dhe egjiptian. Bazuar në të dhënat për diskriminim në Shqipëri, gratë kanë shumë më pak herë në zotërim prona dhe hasin vështirësi për të aksesuar programet e strehimit kur janë të vetme. 

Zonja D.M. ka kërkuar nga bashkia që t’i sigurohet çfarëdo mundësie për strehim, pa pasur asnjë pretendim në është subvencion apo strehim social, por asnjë përgjigje nuk ka marrë prej këtij institucioni. Për këtë arsye, komisioneri në këtë vendim i kërkon Bashkisë Vlorë që brenda 30 ditëve të sigurojë në kuadër të programeve të strehimit një zgjidhje për zonjën D.M. Ky vendim është i rëndësishëm për shumë raste të ngjashme të cilët humbin mundësinë për strehim social për shkak të ngërçeve të tilla dhe mungesës së vullnetetit nga autoritetet për të ndihmuar raste në nevojë. Me këtë precedent, bëhet më e lehtë për rastet e tjera që të kërkojnë të drejtat e tyre që sipas institucioneve, nuk ju janë shkelur. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0