Siç edhe raportohet nga institucionet ndërkombëtare, niveli diskriminimit të anëtarëve të minoriteteve egjiptian dhe rom në shqipëri është në nivele të konsiderueshme. Një nga fushat ku këto minoritete diskriminohen është ajo e punësimit. Që sipas anëtarëve të këtyre minoriteteve është shkaku kryesor i punësimit informa tyre në sektorin e mbledhjeve të mbetjeve të riciklueshme apo dhe shitja e rrobave të përdorura. Gjithashtu, punësimin në institucionet publike qendrore apo vendore është në nivele të ulta ose 0 edhe pse shteti ynë ka nënshkruar Deklaratën e Poznanit, e cila përcakton qartë se shtetet palë do të angazhohen për punësimin e një % të caktuar të këtyre minoriteteve në institucionet publike. Kjo gjë jo vetëm që nuk zbatohet, por edhe kur anëtarë të këtyre minoriteteve janë të punësuar pranë institucione e publike, ata/o largohen nga puna në shkelje të çdo rregulli ligjor. I tillë është rasti i z. A.R, i cili ishte i punësuar pranë bashkisë Tiranë për mirëbajtjen e rrjetit të kanalizimeve, dhe që u largua nga puna në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit. Për këtë largim nga puna z. A.R me mbështetjen e organizatës Drejtësi Sociale depozitoi një ankesë pranë Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili pas shqyrtimit të ankesës konstatoi: -“Diskriminimin e tij nga ana e bashkisë Tiranë, në të drejtën për punësim”.
Përsa i përket vendimeve të konstatimit të diskriminimit nga ana e Komisionerit të sjelljeve të bashkisë Tiranë ndaj anëtarëve të minoritetev egjiptian dhe rom, mund të themi se janë disa, i referohemi vendimit për ricikluesin z. A.C i cili fitoi dhe të drejtën e dëmahpërblimit në masën 2.500.000 lek.
Të shpresojmë që ky vendim të sjellë reagim tek drejtuesit e bashkisë Tiranë, që të shmangin veprimet diskriminuese ndaj anëtarëve të këtyre minoriteteve
COMMENTS