Kombet e Bashkuara japin numrin e viktimave në Ukrainë që prej fillimit të luftës, 437 janë fëmijë

Kombet e Bashkuara japin numrin e viktimave në Ukrainë që prej fillimit të luftës, 437 janë fëmijë

Njoftim nga DPT mbi individët e paregjistruar që japin ambiente me qera.
Tre shkolla të Nju Jorkut ndalojnë nxënësit të përdorin kostumet e Squid Game për Halloween
Investigimi/ “Më duhet oksigjen, pacienti do më vdesë rrugës”-Familjari: Doktor, të lutem ma mbaj këtu babën, më i sigurtë është…

Të paktën 437 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Më shumë se 837 fëmijë janë plagosur, sipas një raporti që zyrtarët thonë se nuk është përfundimtar, pasi ata vazhdojnë të verifikojnë informacionin nga zonat e betejës, zonat e çliruara dhe territoret e mbajtura ende nga forcat ruse.

Rajoni i Donetskut lindor është ai që është prekur më shumë. Në të, 423 fëmijë janë vrarë ose plagosur, tha zyra e prokurorit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 16,295 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, të cilin Kievi dhe udhëheqësit perëndimorë e denoncojnë si një akt të paprovokuar agresioni. Moska mohon të ketë shënjestruar civilët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0