Sapo është bërë publik projektligji që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri, artistët kanë nisur protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Aktori Robert Ndrenika tha se këtë gjë po e bën vetëm Erdogani, dhe shtoi se të gjithë i kanë dhënë të drejtë dhe janë me artistët.
“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, se ç’bëhet, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga Partia Socialiste janë me ne, por edhe ata nuk flasin se kanë hallet e tyre edhe ata, nuk flasin. Këtu u bë puna si te “Tre musketierët”, kardinali Rshëlje më vete, ata të mbretit më vete, në vitin 2018. I them edhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Pse ta marrë firma Fusha? Se ka edhe Kodra.sh.pk. Nuk e kanë përfillur fare komunitetin teatror, veç presidentit dhe kryetarit të kuvendit. Kryeministria na ka përbuzur. Të hyjmë në bisedime. Jo kështu gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”, ka thënë Ndrenika.
Ndërsa aktori tjetër Mirush Kabashi, mesazhin e tij e ka përcjellë me anë të poezisë “Hakërrim” të Ali Asllanit.
“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte kjo një nga vargjet e rrecituara nga Kabashi, por e përshtatur për rastin e sotëm.
COMMENTS