KMD-ja/Kandidatët e Pavarur nuk u diskriminuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KMD-ja/Kandidatët e Pavarur nuk u diskriminuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

E-albania/ Pas zgjedhjeve bllokohen aplikimet për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës
Telat e korentit, nje rrezik i madh
Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur konstatimin e mosdiskriminimit të z. Elton Debreshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Elton Debreshi kandidati i pavarur i qarkut Dibër në zgjedhjet e Prillit 2021 pretendon se KQZ e ka vendosur atë në pozita të pabarabarta me subjektet zgjedhore në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nëpërmjet një ankese z. Debreshi, përfaqësuar nga avokati Gentian Sejrani, Drejtues i Shoqatës “Drejtësi Sociale”, i është drejtuar KMD-së me pretendimin se është trajtuar në mënyrë të pabarabartë me subjektet e tjera politike, për shkak të “bindjes politike” dhe “përkatësia në grup të veçantë”, nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas ankuesit në mediat Kombëtare dhe në faqen zyrtare të KQZ në spotet shpjeguese për mënyrën e votimit nuk është treguar sesi qytetarët mund të votonin për një subjekt të tillë zgjedhor, si Kandidat i Pavarur, i propozuar nga zgjedhësit, por vetëm për subjektin zgjedhor, parti politike, koalicion, si dhe për kandidatët e tyre.
Ankuesi i referohet numrit të lartë të votavë të pavlefshme në Qarkun Dibër, duke pretenduar se një pjesë e madhe e tyre kanë qenë vota të dhëna për të.

Sipas z. Sejrani mungesa e një spoti shpjegues për mënyrën e votimit për 5-së kandidatët e propozuar nga zgjedhësit ka çuar në plotësimin jo mirë të fletës së votimit. Për rrjedhojë kjo e vendos në pozita të pabarabarta kandidatin në krahasim me sbjektet e tjera zgjedhore.
Por KMD pas marrjes të ankesës dhe vlerësimit të fakteve gjatë proçesit të shqyrtimit të çështjes konstatoi se: “Spoti i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, shfaqja e tij gjatë pauzave publicitare në media e TV të ndryshme, sqarimet përkatëse jepeshin vetëm për mënyrën e plotësimit të fletës së votimit të subjekteve dhe partive politike, por në asnjë rast nuk përmëndej fakti se si zgjedhësit do të mund të votonin për kandidatë t e zgjedhur nga zgjedhësit apo kandidatëe e pavarur.”

Nga ana tjetër KQZ-ja ka theksuar faktin se mospërfshirja e Kandidatëve të Pavarur në spotin informues, lidhet me faktin se ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor kanë prekur vetëm subjektet politike dhe jo kandidatët e pavarur.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur konstatimin e mosdiskriminimit të z. Elton Debreshi, për shkak të “bindjes politike” dhe “përkatësisë në një grup të veçantë” nga ana e Komisionerit Qendror të Zgjedgjeve duke vlerësuar faktin se votat e pavfefshme në të gjithat qarqet janë të përafërta, ku Dibra mban numrin më të lartë prej 6.7%.

Në total në të gjithë Shqipërinë janë të konsiderur të pavlefshme 82.999 vota ose 4.99%. Dhe duke theksuar kështu se është elementi kohë ai që ka shkaktuar numrin e lartë të votave të pavlefshme, pasi ky spot informues ka qenë I hapur për publikun vetëm 15 ditë para datës së votimeve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0