Klos: Shkolla 9-vjeçare plotësisht e amortizuar

Klos: Shkolla 9-vjeçare plotësisht e amortizuar

“Klientët në nevojë” në pritje të miratimit të akteve nënligjore të ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”
Garat me mjete sportive në Durrës, përplaset dhe humb jetën 40-vjeçari
Mjerim! Nëna e 10 fëmijëve, këmbëzbathur dhe e pangrënë

Disa shkolla në rrethin e Elbasanit vazhdojnë të jenë në kushte emergjente  për mungesë të fondeve, pasi nuk janë realizuar projektet për rikonstruksionin e plotë të tyre . Mjaft shkolla kanë probleme kryesisht me fasadat dhe taracat . Përveç këtyre problemeve shkolla 9-vjeçare “Rushan Qevani”, në Selvias pjesë  administrative Klos  ka problem dhe me ujërat e zeza.. Ato shtrihen në të gjithë teritorin e shkollës, që  dikur kanë qënë brenda teritorit të shkollës, por pas prishjes dhe çarjes së tubacioneve ujrat e zeza i  gjen kudo . Ndërsa më i prekur mbetet këndi sportiv  i shkollës(që nuk ekzistojnë).  Administratori Jetnor Cala  thotë , se gjendjen e shkollës ja ka bërë të ditur edhe bashkisë Cerrik. Është hartuar edhe projekti i  ndërtimit të një shkolle të re , që shkon thuajse 100 milion lek të vjetra , por deri më tani punimet akoma nuk kanë nisur ende.

Jetnor Cala  : “Në fshatin Selvias në shkollën” Rrushan Qejvani” shqetësimi më i madh është te ujërat e zeza .Gjendja është shumë e vështirë këtu dhe qendron frika se mos sëmuren fëmijët. Shkolla ka shumë vite që është ndërtuar dhe nuk ka vënë njeri dorë mbi të .Më parë në këtë shkollë  bënin mësim 500 nxënës, kurse sot janë rreth 200 nxënës sepse janë larguar në shkolla të tjera,për shkak të kushteve që janë këtu”.

Drejtoresha e shkollës Pranvera Xibraku thotë, se shkolla është plotësisht e amortizur .

“Ky nuk është problem vetëm i  joni, por i  gjithë komunitetit . Të gjitha shkollat janë të rregulluara vetëm shkolla jonë jo dhe nuk e dimë arsyen,pse? Jua kemi percjellë edhe prinderve informacionin që projekti është bërë  ,por bashkia nuk ka mundësi  për ndërhyrje”.

Në shkollën e Selviasit mësojnë rreth 200 nxënës,të ardhur nga fshatrat përreth njësisë administrative .

COMMENTS

WORDPRESS: 0