Vrasja në Sarandë e ditës së djeshme ku një 24 vjeçar nga Laçi goditi për vdekje 41 vjeçarin nga Tepelena, ka tronditur edhe më shumë njërëzit duke shtuar serinë e ngjarjeve tragjike të kësaj vere në bregdetin shqiptar. Të vrarë dhe të zhgënjyer janë familjarët e tyre.
Ja çfarë shkruan kushërira e Klodian Bakiaj:
Për një parking, të marrësh një jetë është çmenduri.
Nga Zhaneta Barxhaj
Kjo verë e mbushur me gjëma na ka tronditur si asnjëherë më parë. Djem dhe vajza, prindër e fëmijë vijnë të kalojnë disa ditë të qeta me të afërmit e tyre, jo të ikin me arkivole, ndaj mos u ktheni për pushime…
Klodiani ishte kurbani i rradhës së bregdetit tonë famëkeq, që duhet quajtur bregdjall më mirë. Për një parking, të marrësh një jetë është çmenduri. Në çfarë kafshësh jemi shndërruar kështu?!
Kishte vite që kishte ikur jashtë shtetit dhe unë e mbaj mend fare të ri me flokët e errëta dhe sytë e shkruar, më i miri ndër vëllezërit e tij. I qetë, i respektuar e veçoja nga gjithë të tjerët ( të gjithë kushurinj i kisha), por ai rrezatonte mirësi.
Do të mbaj mend si atëherë, kur më hipe për herë të parë në motor, dhe më thoje, mos ki frikë motra.
Tani, më duhet të të them mes lotësh, mos ki frikë vëlla… Zoti do kujdeset për ty, më shumë se egërsirat e kësaj toke…
Prehu në paqe Klodi 😢😢
COMMENTS