Rreth 2.2milionë tonë naftë dhe nënprodukte të saj digjen çdo vit në rrugët e Shqipërisë. Cdo ditë në rrugët tona lëvizin mbi 500mijë mjete të transportit rrugor, ku 80% e tyre përdorin naftën për të qarkulluar. Jemi të mbytur në squfurin e dalë nga nafta e përzier që tregtohet te ne. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, squfuri ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndet. Dyoksidi i squfurit ndikon në sistemin e frymëmarrjes sonë dhe në funksionet e mushkërive, duke shkaktuar edhe kancer. Sasitë e tij të mëdha sjellin raste të shtuara të bronkitit kronik dhe rrisisn vdekshmërinë te personat me sëmundje të shëndetit public në Shqipëri, mbi 2100 persona humbin jetën çdo vit në vendin tonë si pasojë e ndotjes së ajrit. Shifra e qytetarëve të sëmurë nga problemet e frymëmarrjes apo të zemrës është disa herë më e lartë. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbarthur zonat ku janë hasur më dendur monstrat e karburantit jashtë standardeve në të gjithë territorin e vendit. Auditi i performancës i KLSH, bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve. ISHTI ka kryer një numër të konsiderueshëm inspektimesh, të cilat janë rritur nga viti në vit. 6641 inspektime për 2015, në vitin 2016 janë kryer 7561 inspektime duke arritur numrin më të lartë 10,887 në vitin 2017. KLSII ka konstatuar problem me arkëtimi e gjobave dhe ka përcaktuar zonat më problematike, të cilat kanë numrin më të lartë të mostrave të ISHTI-it me tregues jashtë standardit si akset Tiranë-Durrës-Elbasan dhe Fier-Vlorë-Berat. Ngelet problematic arkëtimi vullnetar i vlerës së gjobave. Në analizën e vet, auditi i jashtëm konkludon se numri dhe cilësia e inspektimeve janë të mangëta, pasi vetë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka mungesa në infrastrukturën e nevojshme (makina, karburant, pajisje kompjuterike dhe internet), si dhe të zyrave rajonale, për kryerjen e inspektimeve fizike dhe atyre on-line. Zgjidhja duhet parë vetëm në ashpërsimin e gjobave dhe dënimeve të tjera administrative në ligjin për naftën si dhe në kontrolle më të shpeshta, të përqendruara aty ku dyshohet se nafta përzihet me lëndët e tjera.
Gjetja dhe rekomandimet e KLSH janë një shpresë e madhe për ne si qytetarë që pas 27 vitesh abuzimesh të pafre me naftën që tregtohet në vendin tonë, më në fund një institucion publik të drejtojë gishtin tek përgjegjësit dhe të ndryshohet situata. Ligji të përmirësohet duke ashpërsuar gjobat dhe dënimet e tjera për abuzuesit, ndërsa strukturat shtetërore përgjegjëse ta kryejnë si duhet detyrën e tyre të kontrollit, zbulimit dhe dënimit të shkelësve të ligjit.
COMMENTS