1.Ndani lajmet, arritjet dhe momentet e stafit akademik dhe atij studentor.
Një mënyrë e shkëlqyer dhe e lehtë për të rritur praninë në rrjetet sociale është të ndani lajme në lidhje me universitetin. Siç janë arritjet e studentëve dhe profesorëve dhe momentet kyçe të proceseve akademike. Në këtë mënyrë studentët e ardhshëm, ata ekzistues dhe të diplomuarit mund të jenë në hap me ngjarjet e fundit të universitetit.
2.Mblidhni dhe kushtojuni rëndësi vlerësimeve të studentëve në rrjetet sociale. (ang: reviews)
Studentët e ardhshëm po përdorin rrjetet sociale për të hulumtuar mundësitë e tyre universitare. Ata ju bashkohen grupeve të Facebook-ut te universiteteve përkatëse, flasin me studentët dhe shohin me kurreshtje komentet e përfaqsuesve të universiteteve. Facebook ofron një seksion për ju që të mblidhni komente dhe vlerë mblidhni komente dhe vlerësime nga studentët ekzistues dhe nga të diplomuarit ku gjithashtu mund të reagoni ose komentoni mbi kritikat/lëvdatat e pranuara.
3.Ofroni një “vizitë virtuale” të kampusit në njërën nga rrjetet sociale.
Njëra nga gjërat që studentët e ardhshëm janë të prirur për të konsideruar mundësitë e studimit është kampusi universitar. Turne virtual përmes mediave sociale është një mënyrë e shkëlqyeshme për t`i lejuar ata të eksplorojnë kampusin tuaj, veçanërisht për studentët ndërkombëtarë që nuk mund të udhëtojnë për ta parë atë nga afër
4.Përdoreni Messenger për t`iu përgjigjur pyetjeve
Në të kaluarën emailet dhe thirrjet telefonike kanë qenë mënyrat më të zakonshme të kontaktimit të universiteteve. Me rritjen e aplikacioneve të mediave sociale Messenger hapi një kanal tjetër komunikimi midis universiteteve dhe studentëve.K
COMMENTS