Kërkesë-Padi në Gjykatën Administrative Tiranë, kërkohet shfuqizimi i gjobës 5 milion lekë ndaj Debreshit/Dy shkeljet ligjore…

Kërkesë-Padi në Gjykatën Administrative Tiranë, kërkohet shfuqizimi i gjobës 5 milion lekë ndaj Debreshit/Dy shkeljet ligjore…

Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza
A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?
Dibër, e moshura vdes rrugës për spital, të rinjtë ndihmojnë për të hapur rrugën

Elton Debreshi së bashku me avokatin Gentian Sejrani dorëzuan sot një Kerkesë-Padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Nëpërmjet kësaj kërkesë-padie kërkohet  shfuqizimin e gjobës 5000 000 lekë të venë nga Komisariati i Policisë Bulqizë dhe lënë në fuqi nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.

Kandidati i Pavarur Elton Debreshi u gjobit  me vlerë 5 milion lekë në datën 26 Prill, se kishte organizuar Tubim në kohë pandemie. Lexo më shumë në informim.al.

Kërkesë padia është e mbështetur në faktin se ditën kur ka ndodhur grumbullimi  njerëzve në Bulqizë nuk ka patur në fuqi një lidh I cili I ndaonte grumbullimet. Nga data 25 Mars deri në datën 1Prill ka patur një boshëllëk ligjor në lidhje me grumbullimet massive.

Av. Gentian Sejrani e konsideron të paligjshme gjobën ndaj Debreshit duke u bazuar në faktin se më datë 26 Mar deri në 1 Prill nuk ka patur një ligj në fuqi që ndalon tubimet. “Po të shikojmë aktin administrativ që ka nxjerrë  Komiasariati i Policisë Bulqizë i referohet një urdhri i cili ka patur një fuqi ligjore deri në datë 25 Mars.

Ndërkohë që aktiviteti i cili supozohet nga ana e policisë është organizuar në datë 26, që do të thotë nuk mund të ketë fuqi ligjore një akt i cili është shfuqizuar në datë 25 Mars. Gjithashtu Komisioni i Shqyrtimit të ankesave të Policisë vendore Dibër e ka lënë në fuqi, në shkelje sërish sepse ka  bërë ndryshimin e urdhërit. Pra nëse komisariati i Policisë Bulqizë i është referuar urdhërit nr. 158-të, Komisioni i Shqyrtimit të Ankeave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër i është  referuar urdhrit 183. Ky urdhër është botuar në fletoren zyrtare në datë 1 Prill.”

Ndërsa Kandidati I Pavarur në zgjedhjet e 25 Prillit, Debreshi shprehet që ndaj tij është bërë një padrejtësi duke u lënë në fuqi gjoba prej 5 000 000 lekësh për shkak se ka organizuar tubim gjatë zgjedhjeve. “Sot dorëzuam  Kërkesë-Padinë për të thënë që kjo gjobë është e turpshme, diskriminuese për një kandidat që thjeshtë kishte një grumbullim njerëzish të ulët në numër dhe kishte për detyrë të dilte dhe ti sqaronte për shpërndarjen e turmës.”- përfundoi Debreshi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0