Kërkesë Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Garantoni përfaqësimin e pakicave Rome dhe Egjiptiane në Këshillat Bashkiak

Kërkesë Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Garantoni përfaqësimin e pakicave Rome dhe Egjiptiane në Këshillat Bashkiak

Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë
Pensioni social/ Shoqëria civile peticion për ndryshimin e moshës së përfitimit
Raste të dhunës policore të pajustifikuar/Përse komuniteti rom dhe egjiptian vazhdon të jetë pre e saj

Në Sekretarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore janë depozituar  sugjerime  për përfaqësimin e pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane në Kodin Zgjedhor. Këto sugjerime janë e depozituar nga juristi Gentian Sejrani i organizatës Drejtësi Sociale në Kuvendin e Shqipërisë më 9 shkurt, konsiston me disa sugjerime që do duhen të ndërmerren në Kodin Zgjedhor për garantimin e kuotave të përfaqësimit në Këshillat Bashkiak për këtë kategori.

Duke marrë shkasë nga mungesa e kuotave të përfaqësimit, pakicat kombëtare rome dhe egjiptiane nuk i siguron kësaj kategorie një përfaqësim konkret.

Më konkretisht, kërkohen disa shtesa të nenit 2 dhe 4 ku sigurohet përfaqësimi i pakicës rome dhe egjiptiane të cilat tradicionalisht nuk kanë pasur përfaqësim në këshillat vendor në rang vendi.

“Për sa më sipër kërkohet që në nenin 2, të shtohet pika si më poshtë:

  1. “Pakicë kombëtare të nënpërfaqësuar” janë pakica rome dhe egjiptiane që tradicionalisht

nuk kanë përfaqësim tyre në këshillat vendorë në rang vendi.”- thuhet në kërkesën e depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet e nenit 4 konsistojnë me respektimin e parimit të barazisë gjinore dhe garantimit të përfaqësimit të kësaj kategorie. Në mënyrë që ky përfaqësim të arrihet, juristi e vë theksin te garantimi i kuotave të përfaqësimit në këshillat vendor për pakicat kombëtare rome dhe egjiptiane në Kodin Zgjedhor.

“Ndërsa neni 4 të ndryshojë si më poshtë:

Ky ligj garanton respektimin e parimit të barazisë gjinore, dhe garantimit të përfaqësimit në nivel këshillash vendor të pakicave minoritare, sipas përcaktimeve që i jep këtij parimi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë

Ndaj ajo që kërkohet, është garantimi i kuotave të përfaqësimit në këshillat vendor për pakicat kombëtare rome dhe egjiptiane në Kodin Zgjedhor.

Propozimi për përcaktimin e kuotave përfaqësuese për pakicën rome dhe egjiptiane në kodin zgjedhor mund të përfshijë një përcaktim të saktë të pjesëmarrjes së tyre në këshillat bashkiak. Këto kuota mund të bazohen në përqindjen e këtyre minoriteteve në popullsi dhe duhet të jenë të mjaftueshme për të siguruar përfaqësimin e tyre të përshtatshëm.”- vijon kërkesa.

Pse kërkohen këto ndryshime dhe çfarë i siguron pakicës kombëtare rome e egjiptiane këto shtesa në dy nenet e lartpërmendura:

Arsyeja se është ndërmarrë kjo nismë për këtë kategori është nga mungesa e theksuar e përfaqësimit në Këshillat Vendor për shkak të mungesës së kuotave. Mungesa e kuotave ndikon rrjedhimisht në disa problematikave shqetësuese për këtë kategori, si rritja e pabarazive me karakter etik dhe racor në fusha të ndryshme si në strehim, punësim, zhvillim ekonomik etj. Dhe vendosja e kuotave të përfaqësimit do të ishin një instrument për të siguruar përfaqësimin dinjitoz të pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane.

“Ligji zgjedhor nxit barazinë gjinore dhe garancinë e përfaqësimit të pakicave kombëtare për organet e zgjedhura dhe administratën zgjedhore përmes:

  1. a) vendosjes së kuotave gjinore për gjininë e nënpërfaqësuar në jo më pak se 30 për qind të përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë dhe të organeve të njësive bazë të qeverisjes vendore;
  2. b) vendosjes së kuotave gjinore për gjininë e nënpërfaqësuar në jo më pak se 30 për qind të përbërjes së të gjitha niveleve të administratës zgjedhore; c) marrjes së masave në reduktimin dhe eliminimin e votimit për të tretët, votimit familjar, ruajtjen dhe garantimin e fshehtësisë së votimit; ç) hartimit dhe publikimit të statistikave operative për pjesëmarrjen e gjinisë së nënpërfaqësuar në ditën e zgjedhjeve, me qëllim sensibilizimin dhe marrjen e masave të duhura për të nxitur më tej këtë pjesëmarrje; d) vendosjes së kuotave për pakicën kombëtare të nënpërfaqësuar duke garantuar përfaqësimin e tyre me një anëtarë të përbashkët në këshillat vendor.”- nënvizohet në kërkesë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0