Me fillimin e praktikës profesionale të mësuesisë, të gjithë praktikantët janë përballur me situatë të vështirë. Ky vit ka qënë tejet i veshtirë për këdo dhe ata që mbeten më shumë të rrezikuar nga pandemia e Covid-19, që janë në vijë të parë me rrezikun janë mjekët, infermieret dhe sigurisht mësuesit. Duke patur parasysh gjithë problematikat e tjera siç janë: masat, mjetet dhe produktet e mbrojtjes nga Covid-19, të cilat nuk zbatohen siç duhet dhe mungojnë në shumicën e shkollave në të gjithë Shqipërinë. Këto konstatohen nëpërmjet nxënësve dhe mësueseve që i pranojnë qoftë edhe me gjysem zëri këto problematika.
Një tjetër rrezikim, lodhje dhe shkelje e të drejtave të praktikantëve që është vënë re dhe ngrihet si shqetësim prej tyre është dhe lëvizja nga njëra shkollë tek tjera, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë për arsye të mungesës së stafit mësimor duke bërë të mundur zëvëndësimin nga ata. Kjo gjë vë edhe më shumë në rrezik shëndetin e tyre dhe të të afërmëve të tyre sepse të shkosh tek një vatër virusi është mëse e vështirë. Të cilët nga gjithë stafi vetëm 2 apo 3 mësues mund të jenë të pa prekur ose që e kanë kaluar me përpara këtë virus. Gjithashtu mësimdhënia nga ana e tyre pa mentoren në krah dhe pa eksperiencën e duhur që ata kanë, plani mësimor, tekstet që ndryshojnë, nxënësit dhe aftesitë e tyre e bën shumë më të vështirë situatën dhe përbën një pjesë tejet të lodhshme për ata.
Nga të gjitha këto problematika ajo që është më e rendësishme dhe më e vështira që po ndihet në këtë moment është dhe ana ekonomike e tyre. Përveç faktit që janë në mësimdhënie përditë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 14:00, ata nuk paguhen as me gjysëm rroge ashtu siç parashikohet të jetë sipas sigurimeve që marrin pra rrogën minimale 26000 lek të reja.
Nga kjo situatë e krijuar prej pandemisë, për shkak të kufizimeve të orareve, lëvizjeve dhe vështirësive të bizneseve private, fasonerive apo edhe ato shtetërore ju privohet puna. Ata nuk po munden të punojnë diku dhe të marrin as edhe një rrogë minimale për të siguruar nevojate tyre dhe të familjarëve. Siç dihet ata janë në moshë madhore dhe kanë detyrime për veten dhe shumica prej tyre kanë krijuar edhe familje të cilave ju duhet siguruar ushqimi dhe gjithë nevojat e tjera bazike.
Kërkesat e tyre ndaj Ministres së Arsimit Sporteve dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama janë:
–Këtë vit të praktikës profesionale të mësuesisë të paguhet paga minimale e parashikuar nga shteti shqiptar.
–Një certifikatë mirënjohje për ndihmesën në arsim si praktikantë dhe ku të cilësohen si mësues ndryshe nga çdo situatë normale nga vitet e kaluara. Certifikatës duhet ti jepet përparësia e njohjes dhe mundësia më e lartë për t’u punësuar këta mësues të ardhshëm të këtij viti pas mbarimit të praktikës dhe detyrimeve të tjera siç janë: Liçensa për mësuesin dhe portal i shtetit për ta.
Praktikantët gjithashtu prej datës 1.12.2020 kanë lëshuar online peticionin e tyre, i cili është i hapur për t’u firmosur nga të gjithë. Ata i janë drejtuar edhe me anë të postës elektronike E-mail në adresat e tyre zyrtare Znj. Evis Kushi dhe Z.Edi Rama, nga të cilat nuk kanë marrë akoma asnjë përgjigje.
COMMENTS