Kërkesat e biznesit të Kosovës: Hiqni pagesat e skanerit, terminalit, njihni certifikatat

Kërkesat e biznesit të Kosovës: Hiqni pagesat e skanerit, terminalit, njihni certifikatat

Benefitet e ujërave termale
Shkalla e lartë e analfabetizmit privon shumë romë dhe egjiptianë nga e drejta e votës së lirë
Fakulteti Edukimit Fizik në Elbasan/ Dokumentat që duhet të kenë aplikantët në testin fizik

Biznesi i Kosovës është i kënaqur me taksën që Prishtina i vuri mallrave serbe, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë së Kosovës ka kërkesa për Shqipërinë, ato janë heqja e pagesave për skanerin, terminalet dhe njohja e certifikatave fito-sanitare.

Shoqatat e biznesit në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë për rritjen e taksave doganore për produktet serbe. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës tha se vendimi tregon se Kosova ka shtet, ndërkohë që sipas tij kjo është një mundësi e mirë dhe për bizneset shqiptare.

“I bëj apel edhe prodhuesve të Shqipërisë që ta shikojnë këtë mundësi, e të depërtojnë në tregun e Kosovës”, u shpreh Astrit Panxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë

Po me çfarë mallrash mund të rrisë eksportet Shqipëria në drejtim të Kosovës?

“Produktet ushqimore është një mundësi e artë, çpor edhe ato minerare e bujqësore”, shtoi Panxha.

Në prag të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, prodhuesit e të dy vendeve kanë një sërë kërkesash për lehtësimin e tregtisë.

“Heqja e skanerit, Heqja e pagese për terminalet doganore, njohja e certifikatave dhe analizave fito-sanitare të t gjitha produkteve”, tha kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Prodhuesit kërkojnë heqjen e pagesës prej 26 orë të taksës së Rrugës së Kombit për kamionët e prodhuesve shqiptarë dhe përshpejtim e procedurave doganore për të lehtësuar tregtinë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0