Kavajë/Rreth 40 familje egjiptiane të harruara prej 30 vitesh nga Bashkia

Kavajë/Rreth 40 familje egjiptiane të harruara prej 30 vitesh nga Bashkia

Bonusi financiar është shumë i rëndësishëm për punëtorët informal, shprehet shefi i punës pranë OKB-së.
Raporti/Pandemia goditi edhe pushtetin vendor. 2.2 milionë lekë më pak të ardhura
Rruga Tiranë-Elbasan i kushton Shqipërisë 45 milionë dollarë humbje

Edhe pas 30 vitesh familjet egjiptiane në qytetin e Kavajës duhet të kalojnë këtë dimër nën  pushtetin e ujit të bashkuar me atë të ujrave të zeza.

Bëhet fjalë për 36 familje, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme dhe kushte shumë të vështira jetese në lagjen nr, 2 në Kavajë.

Ndërtesat ku janë strehuar këto familje janë jashtë standarteve, shiu depërton çatitë e tyre dhe kështu ato, në muajt e dimrit janë të pabanueshme, me lagështirë e të ftohta.   Disa ndërtesa që shihen edhe në fotot e siguruara nga informim.al janë ndërtuar nga Bashkia Kavajë, sipas së cilës janë siguruar kushtet e nevojshme për jetesën e një familjeje.

Të lodhur nga varfëria, të diskriminuar e segreguar banorët ende presin nga pushteti vendor. Ata pohojnë për informim.al se çdo dy vjet kur bëhen zgjedhje në Shqipëri, atyre u premtohet zhvendosja në banesa dinjitoze, por deri më sot pas 30 vitesh fjalët e politikbërësve kanë  rezultuar vetëm premtime boshe. Kështu ata jetojnë të veçuar nga pjesa tjetër e popullsisë të segreguar e diskriminuar.

foto e njw [rej banesave tw familjeve egjiptiane, Kavajw

Foto e një prej banesave të familjeve egjiptiane në Kavajë

I zhgënjyer qytetarit A.K.shprehte për informim.al se  problem më i madh është mungesa e ujit të pijëshëm dhe mungesa e kanalit të ujërave të zeza. “Jetojmë në kushte çnjerëzore, gjithë shiu hyn brenda. Dhe problem më i madh është që kur bie shumë shi ujërat e zeza përshkojnë lgjen e banesat, duke rrezikuar kështu shëndetin e fëmijëve, nga epidemitë apo sëmundje të tjera. Na është premtuar sa herë që ka zgjedhje që ne do shkojmë në banesa të tjera por askush nuk i ka kthyer më sytë pas për ne,”– shprehet ai I shqetësuar.

Qytetarët të shqetësuar për pritjen e dimrit në banesat aktuale.

Qytetarët të shqetësuar për pritjen e dimrit në banesat aktuale.

Por si kanë përfunduar këto familje në atë zonë dhe të segreguar?

Fillimisht pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga banesat e tyre pasi toka ku ishin të vendosur i ka kaluar pronarëve. Të gjetur pa strehë fillimisht ata janë strehuar të një ish-repart ushtarak nga i cili janë larguar për shkak të investimeve në atë zone nga Bashkia Kavajë.  Dhe përfundimisht prej 30 vjetësh ata janë vendosur te një nga ish depot e grumbullimit, në kapanone. Për pasojë aktiviteti i tyre i vetëm për të mbijetuar është mbledhja e mbetjeve të riciklueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0