Rreth 20 familje të komunitetit egjiptian në Kavajë janë prej më shumë se një muaji pa energji elektrike. Ata nëpërmjet një videoje tregojnë se kanë ndezur zjarre jashtë banesave për ti bërë ballë të ftohtit të këtij dimri.
Përveç mungesës së energjisë elektrikke, ata jetojnë në banesaa jashtë çdo standdarti, në kapanone që dikur ishin depo grumbullimi.
“Po i zgjojmë fëmijët nga gjumi, që të ngrohen këtu jashtë, në barake është frigorifer”-shprehen banorët
Në ditët e fundit të Dhjetorit Bashkia u ka ndërprerë energjinë elektrike me arsyetimin se nuk ka më buxhet për ta paguar energjinë e harxhur nga këto familje. Pasi gjatë këtyre viteve, pra nga momenti kur këto familje janë sistemuar në kapanone para 4 vitesh, Bashkia Kavajë ka mbulur financiarisht furnizimin në mënyrë kolektive me energji elektrike.
Pas reagimit të banorëve është bërë rilidhja e elektricitetit gjatë ditëve festive, ku Nënkryetarja e Bashkisë ka komunikuar se rilidhja do bëhet vetëm për ditët e festive dhe se secili prej tyre duhet të bëjë një marrëveshje me OSHE.
Gjithsesi për shkak se janë djegur kabujt për 20 familje nuk është bërë e mundur rilidhja as në ditët festive dhe vazhdojnë prej në muaaji pa rrymë, sipas banorëve.
Gjithashtu OSHE ka refuzuar vendosjen e matësave në objektet e familjeve të ndodhura në këtë zone për shkak të mosplotësimit të kritereve teknike.
Ndërsa baanorët shprehen se nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar koston prej 300 mijë lekësh për lidhjen e një marrëveshje me OSHE-në.
COMMENTS