Katastrofa në Teksas / Çifti shqiptar shërben 500 vakte falas

Emigrimi i paligjshëm drejt BE më i ulët në shtatë vitet e fundit për shkak të COVID-19
Civitanova, gruaja e Alikës: “Askush nuk e ndihmoi se ishte i zi” | “Vrasësi thotë se është i çmendur, por unë nuk e besoj”
Migracioni është çështje e barazisë gjinore – Ligje të veçanta për gratë migrante janë domosdoshmëri

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë.

Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptarë nga Kosova, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, të cilit hapën dyert për të gjithë ata qytetarë në nevojë.

Madje treguan edhe njëherë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e traditën shqiptare – se duhen ndihmuar të tjerët në ditët më të vështira. Ari dhe Blinera këto ditë kanë shërbyer më shumë se 500 vakte me ushqim falas.

6032112df3d64150718486 3744780698890910 5631063403028976653 o“Restoranti jonë mbijetoji falë të gjithë njerëzve. Ajo që po bëjmë ne nuk është asgjë në krahasim me çfarë keni bërë ju për në! Ne po bëjmë të drejtën, duke ndihmuar komunitetin tonë, fqinjët tanë dhe klientët tanë të dashur, ashtu siç na keni ndihmuar ju!”, shkruan çifti kosovar përmes një postimi në faqen e Facebookut të restorantit.

Dyshja ishin të ftuar edhe në televizionin Fox, ku me modesti folën për atë se çfarë i shtyu të ndërmarrin këtë veprim. Ari tha se dy vite më parë kur filluan biznesin ishte një përvojë e veçantë, e pas pandemisë së COVID-19, menduan se do të falimentojnë, por ishin klientët ata që i ndihmuan të mbijetojnë, raporton Telegraf.

Ndërkohë Teksasi ka mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, çifti shqiptar u detyruan të përgatisin ushqimin dhe t’ua servirin qytetarëve.

Kujtojmë që Ari ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 duke emigruar në SHBA, e sot përpos që është i suksesshëm në biznes – po duartrokitet nga komuniteti për gjestin e tij dhe faktin që së bashku me bashkëshorten për asnjë moment nuk hezituan të ndihmojnë qytetarët.

Përshtatur nga Informim.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0