KATAR 2022/ Nis faza vendimtare e grupeve, Holandës i mjafton 1 pikë ndaj organizatorëve! Senegali për ‘jetë a vdekje’ kundër Ekuadorit’, përplasje e fortë SHBA-Iran

KATAR 2022/ Nis faza vendimtare e grupeve, Holandës i mjafton 1 pikë ndaj organizatorëve! Senegali për ‘jetë a vdekje’ kundër Ekuadorit’, përplasje e fortë SHBA-Iran

Faturat e energjisë elektrike, në shtator shqiptarët do i paguajnë një herë në tre muaj Ja çfarë duhet të dini mbi projektin e ri…
‘’Unë 5 mijë lekë kam gjithë ditën, këtyre aq iu shkon një pije”, studentja ‘skanon’ gjendjen:
Elbasan/ Lagjja”Skenderbej” kërkon vëmendje, problemi kryesorë janë rrugët.

Do të nisë sot xhiro e tretë e fazës së grupeve të Botërorit, ku do përcaktohen katër kombëtare që do kalojnë në fazën e 1/8. Luftë e ashpër do jenë mes Ekuadorit dhe Senegalit, me afrikanët që duhet të fitojnë me patjetër, ndërsa më të lehtë do ta ketë Holanda në grupin A. Këtë të martë do përcaktohen fatet e grupit A dhe B. Në orën 16:00 Holandës i duhet të paktën një barazim kundër Katarit, të eliminuar matematikisht, por në varësi të rezultatit mes Senegalit dhe Ekuadorit, ‘tulipanëve’ mund ti bëjë punë edhe humbja. Sakaq në grupin A më me shumë interes pritet Senegal-Ekuador, pasi afrikanëve iu duhet sezbën fitorja. Kjo sepse si Ekuadori ashtu edhe Holanda janë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Senegali ka 3. Ndërkohë në orën 20:00 do jetë rradha e grupit B me Anglinë që duket e favorizuar. ‘Tre luanët’ të cilët janë në kuotën e katër pikëve do përballen me Uellsin, që kanë 1 pikë dhe për të kaluar më tej anglezëve i bën punë edhe barazimi. Më delikate dhe më interesante është përplasja e SHBA-ve me Iranin. Duke ditur raportet mes dy vendeve, që kanë shkaktuar polemika edhe në Botërorin e Katarit, pritet një 90 minutësh tepër i dyluftuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0