Katar 2022/ Gana merr 3 pikët e para përballë Koresë së Jugut

Katar 2022/ Gana merr 3 pikët e para përballë Koresë së Jugut

Krishtlindje në çadra e kontejnierë (VIDEO)
Një muaj hetime, arrestohet shpërndarësi i drogërave të forta në Korçë (EMRI)
U dëmtua nga moti i keq, rivendoset në punë linja 35kV Shkodër-Velipojë, bashkë me nënstacionet

Gana

ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja afrikane mposhti me rezultatin 2-3, Korenë e Jugut duke mbajtur “gjallë” shpresat për një kualifikim në raundin pasardhës.
Sa i takon kronikës së ndeshjes, Gana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të falë një goli të Mohammed Salisu.

Mbrojtësi i Southampton u tregua i shpejtë në reagim dhe me një goditje brenda zonës dërgoi skuadrën e tij në avantazh. Kombëtarja afrikane shfrytëzoi momentin e mirë dhe pas dhjetë minutave, dyfishoi shifrat falë një goli të Mohammed Kudus.

Lojtari që aktivizohet në rradhët e Ajaks u shfaq i lirë brenda zonës dhe me një goditje me kokë mposhti portierin Kim. Me avantazhin e dy golave në favor të Ganës u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, koreano-jugorët u futën në fushë me një tjetër mentalitet. Aziatikët gjetën golin e parë në minutën e 58-të, falë realizimit të Gue-Sueng që realizoi me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë.

Vrulli i Koresë vijoi edhe pas golit, teksa tre minuta më pas, gjetën edhe golin e barazimit sërish me të njëjtin autor që sërish i “rrëshkiti” mbulimit të mbrojtjes kundërshtare. Megjithatë, Gana e kaloi shpejt “ngërçin” dhe në minutën e 69-të u rikthyen në avantazh. Ishte sërish sulmuesi Kudus që realizoi për të tijtë teksa me një goditje preçize brenda zone nuk i la shumë shans reagimi portierit Kim.

Në vijim, Korea e Jugut pati sërish mundësinë për të barazuar me anë të Lee, por goditja e këtij të fundit u largua në vijën fatale nga ana e Salisu. Pas këtij episodi, Gana administroi mirë avantazhin dhe koleksionoi tre pikët e para në Grupin H duke marrë për momentin vendin e dytë të klasifikimit teksa ndeshjen e fundit në grup e luajnë përballë Uruguajit.

Nga ana tjetër, Korea e Jugut mbetet në vend të fundit me vetëm një pikë dhe ndeshjen e radhës e luan ndaj Portugalisë teksa është maksimalisht e rrezikuar për ta mbyllur në fazën e grupeve aventurën e saj në Botëror.

COMMENTS

WORDPRESS: 0