Elton Debreshi, minatori nga Bulqiza, që kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme si “i pavarur” për qarkun e Dibrës, nuk arriti të realizonte objektivin e tij në votimet e 25 prillit. Por duket se edhe pse e ka humbur betejën me votën, beson se do të fitojë një tjetër betejë të sapo nisur, këtë herë ligjore.
I ndihmuar edhe nga organizata “Drejtësi Sociale” ai ka nisur një ankesë në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sipas tij, Komisioini Qendror i Zgjedhjeve, ndryshe nga sa e kishte për detyrë, nuk ka përgatitur asnjë spot në të cilin të shpjegonte se si duhet të votohet për një kandidat të propozuar nga zgjedhësit.
Sipas përfaqësuesit të “Drejtësi Sociale” dhe avokatit të Debreshit, Gentian Sejrani, referuar numrit të lartë të votave, të pavlefshme, në qarkun Dibër, ku një pjese e konsiderueshme e tyre kane qenë për z. Elton Debreshi, mungesa e një spoti në lidhje me mënyrën e votimit për 5 kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, është trajtim i pabarabartë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor midis subjekteve zgjedhore partitë politike, koalicione dhe kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.
COMMENTS