“Dhe kanali pak më tutje që është bërë realisht pandemi e dytë për zonën këtu.”

“I kemi bërë thirrje bashkisë 3-4 herë, i kemi bërë dhe letra dhe asnjëherë nuk janë përgjigjur për pastrimin e kanalit. Ky është kanal kryesor që ka shumë prurje ujërash, ka shumë bidona dhe mbeturina plastike,” thotë një banor.

Një tjetër shqetësim është dhe vonesa më rindërtimin e banesave.

“Me 700 mijë lek nuk riparohet një shtëpi me familjarë ku ka 3-4 persona shtëpia.”

“Është premtuar rikonstruksioni i shtëpive. Nuk është bërë, banesat sociale që i kanë premtuar nuk janë bërë.”

prtesta ne durres

Në lagjen Nishtulla ka edhe mungesë investimesh në infrastrukturë, ndërsa komuniteti rom atje thonë se ndihen të diskriminuar./Oranews