
Distra Krasniqi
Xhudistja nga Kosova është shpallur Kampione e Europës për herë të parë.
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugali.
Ajo në finale duhej të përballej me ukrainasen Daria Bilodid, e cila nuk u paraqit në garë për shkak të një dëmtimi kështuqë e fitoi duelin pa luftë.
Xhudistja Kosovare gjatë rrugës së saj drejt triumfit raundin e parë e kaloi pa ndeshje, në raundin e dytë mposhti italianen Francesca Giorda dhe në raundin e tretë fitoi ndaj izraelites Shira Rishony
Përpara se të mbërrinte në finale kundër ukraineses Kampione e botës Bilodod mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.
Në kategorinë deri 48 kilogramë në grupin e saj Distria Krasniqi e mbylli si lidere.

foto ilustruese
COMMENTS