Kampi i ferrit Al-Hol / Së shpejti shqiptarët në shtëpi

Pesticide pa leje për qershitë; Hyn si pleh për bimët, por është helm
679 shqiptarë festat e fundvitit do i kalojnë brenda burgjeve italiane
Eurostat: Paga minimale në Shqipëri, më e ulëta në rajon dhe BE

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme ndodhen në Liban me misionin e nxjerrjes së shqiptarëve nga kampi i ferrit në AL Hol të Sirisë. Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb deklaroi se procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kapin e Sirisë pritet të përfundojë shumë shpejt.

Capture 28 537x360 1Në një lidhje direkte për ABC, Ghorayeb u pyet edhe për fatin e Eva Dumanit, e cila nuk pranoi të kthehej disa muaj më parë bashkë me të vëllain Endrin.

Konsulli u shpreh se situata e Evës vijon të jetë e vështirë, megjithatë ai tha se kanë kanale të fshehta komunikimi në kamp dhe shpreson që ta nxjerrin që aty.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë. Është e vështirë sepse pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë.

Kemi kanalet tona të komunikimit të fshehta në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane. Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri.

Janë shumë vende në botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre. Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur. Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, – tha konsulli.

Marrë nga Lapsi.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0