Kamala Harris betohet si zv.Presidentja e parë grua e ShBA-ve, e para me ngjyrë dhe e para aziatiko –amerikane

Kamala Harris betohet si zv.Presidentja e parë grua e ShBA-ve, e para me ngjyrë dhe e para aziatiko –amerikane

Pekini u kërkon prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre të studiojnë shumë: “Më pak detyra shtëpie dhe më pak internet”
TMERR NGA ZJARRET NË GREQI, DYSHOHET SE MES VIKTIMAVE KA DHE SHQIPTARË
Ndërkohë që në Shqipëri arrestohen pse protestojnë, ja sesi ndihmohen artistët në shtete të tjera..

56 vjeçarja Kamala Harris bën histori si e para grua, e para me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë aziatike që do të shërbejë si numri dy në ShBA.

Ajo u betua në ceremoninë që u mbajt në ambientet e jashtme të Capital Hill para se Joe Biden të bënte betimin e detyrës për t’u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së.

Zoja Harris lindi dhe u rrit nga Oakland të Kalifornidë, nga prindër emigrantë, nëna me origjinë indiane dhe babai me origjinë Xhamajkane, që nga fillimi i karrierës së saj ajo ka thyer tabu.

Gjithashtu ajo ishte guaja e parë afro-amerikane  që shërbeu si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë , pasi ishte bërë prokurore e rrethit, prokurorja e lartë – për San Francisco në 2003.

Ajo u bë prokurore e rrethit – prokurorja e lartë – për San Francisco në 2003, përpara se të zgjidhej femra e parë dhe Afrikano-Amerika e parë që shërbeu si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, avokati i lartë dhe zyrtari i zbatimit të ligjit në shtetin më të populluar të Amerikës.

Në gati dy mandate të saj në detyrë si Prokurore e Përgjithshme, zonja Harris fitoi një reputacion si një nga yjet në rritje të partisë Demokratike, duke përdorur këtë vrull për ta çuar atë në zgjedhje si senatore e re e Kalifornisë në vitin 2017. Ajo ishte vetëm gruaja e dytë e zezë e zgjedhur ndonjëherë në senatin amerikan.

Ajo u tërhoq nga gara presidenciale në dhjetor 2019, por Z. Biden e zgjodhi atë si numrin e tij të dytë në gusht, duke e quajtur atë “një nga nëpunësit më të mirë publik të vendit”.

Ndërkohë pasi Z.Biden u zyrtarizua si presidenti i ardhshëm në Nëntor, zonja Harris shkroi në Tëitter një video të saj duke uruar presidentin e saj.

Znj. Harris pohoi se qenë gjithmonë mirë me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një Amerikane”.

Burimi: USA Today

COMMENTS

WORDPRESS: 0