Kam vënë një drit sa të ha një kafshat bukë…

Kam vënë një drit sa të ha një kafshat bukë…

Elbasan: Banorët e lagjes “Shën Koll” ankohen për ndotjen
Mënyrat e gabuara për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzuesit
Tiranë, qytetarët në mbrojtje të popullit Palestinez, Policia ushtron dhunë dhe shoqëron disa Protestues

GYFGUIKëto janë lotët e një burri 66 vjeç i cili qan me dënes pasi frikesohet rikthimit në burg. Xhevit Qafa thotë se është mbifaturuar nga OSHE dhe borxhi që i detyrohet është i madh dhe ai nuk mund ta shlyej dot. Burrë e grua të sëmurë jetojnë në një ndërtesë ku ashtu siç duket nga pamjet varfëria është ulur këmbëkryq. 66 vjeçari thotë se ka bërë burg pasi ka rilidhur energjinë elektrike sa për të parë. Ndërsa çeshtja në ngarkim të tij nuk është mbyllur. I moshuari i cili është banor i fashatit Qyrka në Cerrik është i pashpresë pasi i druhet burgimit në moshën e pleqërisë.

 

Xheviti: Këta thonë që kanë shumë kohë që do më sjellin policinë. Kanë ardhur ata policat e Cerrikut dhe më thanë që ne do të marrim tutje edhe me genjyen dhe më thanë  nje deklarim kemi ne dhe do te sjellim te shpia. Pastaj më ndaluan me mbajtën atje më çuan në Elbasan .

Kam ndenjur 3 dite në birucë.  Ai lutet shtetit që mos e dënojne për një dritë për të cilën banesa e tij e zymtë ka nevojë. I moshuari thotë se nuk është hajdut ndaj kërkon për ndihmë.

Këtë e quajnë vjedhje ,unë i lidha me leje me sahat. Mos i lidh ktu sepse ske bërë pagesën edhe unë skisha çtë bëja nga e keqja e kam i thash , jam në pikë të hallit nuk kam ça të bëj më sepse vetëm kam vënë një drit sa të ha një kafshat bukë. Edhe bashkëshortja kërkon ndihmë. Ajo ka nje lutje nëse do ti marrin sërish burrin. Të mos e kursejnë as atë vetë. Pasi e vetme nuk mund të jetojë dot. Unë frikë kam sepse vijnë më vrasin edhe burrin ma marin edhe ja unë ktu do rri vetëm, i thash  tna marrin te dy në burgut. Edhe fqinji i çiftit Qafa apelon se çastet në nëvojë shteti shqiptar duhet të aplikoj politika të tjera jo agresive ,jetojm me 70mije lekë të vjetra pension, nuk njohim ndihmën e askujt. Nuk kanë djem por vetëm 3 vajza të cilat edhe pse kanë  familjet e tyre nuk kanë mundësi ekonomike të ndihmojnë ndaj lotët e këtij të moshuari të therin në zemër.
DVGDESYTEWSYTDGFTEWSQ653QW

COMMENTS

WORDPRESS: 0