Jeta e vështirë e personave me aftësi të kufizuara/ Banori: Në Lungomare nuk ka përshtatshmëri…

Jeta e vështirë e personave me aftësi të kufizuara/ Banori: Në Lungomare nuk ka përshtatshmëri…

Apeli për Arsim e Mundësi të Barabarta!
Elbasan/ Të jetosh mes varfërisë dhe sëmundjes… !
Ja “sëmundja e pestë” që po qarkullon në Shqipëri nga Tritan Kalo

Megjithëse kuadri ligjor duket i plotë për të garantuar përshtatshmërinë (element kyç për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara) në qytetet tona, në transport e informacion, zbatimi i tij mbetet shumë problematik.

Elementët e përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuar në lëvizje ose mungojnë tërësisht, ose janë jo në standartet e duhura dhe për këtë arsye të papërdorëshme. Ka pak modele të përshtatshmërisë të realizuara shumë mirë. Për personat me aftësi të kufizuara në shikim, elementët gjenden vetëm në disa raste sporadike dhe aty jo siç duhet. Personat me aftësi të kufizuar në dëgjim kanë nevojë për tabela dhe sinjalistikë, e cila gjithashtu shpesh mungon.

Lungomare është projekti më i përfolur i “Rilindjes Urbane” të iniciuar prej qeverisë Rama, jo vetëm pse ishte ndër të parët dhe një ndër më të financuarit, por edhe për shkak të një mori kostosh shtesë.

Megjithatë në Lungomare nuk ka përshtatshmëri për ta, nuk ka korsi për të verbërit. Edhe në trotuar mungojnë shiritat e ngritura në reliev që të mund të orientohet në këto relieve. Dhe është për të ardhur keq sepse rrugët jo vetëm ato që janë ndërtuar kohë më parë por dhe këto që po ndërtohen së fundmi nuk shohim shenja që të verbërit të mund të orientohen.

Një banor i Vlorës me aftësi të kufizuara tregon vështirësitë që ndesh në përditshmërinë e tij.

“Akoma në qytetin e Vlorës, veç bulevardit kryesor, nuk ka ndonjë vënie dorë në rrugë apo në përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuara. Të rralla janë institucionet në Vlorë që kanë bërë përshtatshmërinë. Qendrat e biznesit, siç janë kafenetë, lokalet e ndryshme të shërbimeve për qytetarinë nuk janë të përshtatura. Në Lungomare nuk ka përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuar“, tregon banori.

Edhe pse kanë kërkuar zbatimin e detyrimeve që lindin nga konventa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pak kush është interesuar për përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës.

“Për shërbimet konkrete për personat me aftësi të kufizuar, as që bëhet fjalë, është jashtëzakonisht e vështirë. Duhet të paraqitesh në sportelin e një institucioni. Edhe nga pandemia, edhe nga aplikacioni E-Albania dhe në aplikacione të tjera që mund të hyjë një person me aftësi të kufizuara për të kërkuar shërbime, është jashtëzakonisht e vështirë sepse, ja siç jam unë përshembull, të shkoj tek  një qendër interneti, nuk hyj dot brenda”, shprehet banori.

Në Vlorë janë mbi 1200 persona me aftësi të kufizuar që duhet të përballen çdo ditë me vështirësitë që hasin për shkak të gjendjes së tyre. Në këto rrethana qyteti është jo i përshtatur për personat me aftësi të kufizuar dhe pengon pjesëmarrjën e plotë dhe efektive të këtij komuniteti në shoqëri. Ky mjedis i papërshtatur pengon punësimin, pjesëmarrjen në aktivitete sportive, sociale e kulturore dhe mundësinë për të gëzuar një jetë familjare si gjithë të tjerët dhe për të shijuar detin të cilin e kanë shumë pranë.

Të tillë njerëz janë të shumtë në Shqipëri, ndaj shteti duhet të bënte më shumë në këtë drejtim, pasi nuk është marrë ndonjë masë specifike për këtë target grup. Në vendin tonë i është mëshuar shumë ndihmës për ta por ende nuk asnjë masë lehtësuese për personat me aftësi të kufizuar./Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0