GEORGINA RODRIGUEZ ka njoftuar ne rrjetet sociale per dokumentarin e saj të ri “Unë jam Georgina” qe do te shfaqet ne Netflix.
Programi do të thellohet në origjinën e marrëdhënies së saj me superstarin e futbollit Cristiano Ronaldo.
Georgina, 27 vjeç, filloi të takohej me yllin e Manchester United rreth pesë vjet më parë, kur ai ende luante për Real Madrid.
Në promon e parë për shfaqjen, Georgina pranon: “Unë jam 27 vjeç dhe pesë vjet më parë jeta ime ndryshoi”.
Ndërsa Ronaldo, 36 vjeç, nxiton te shprehet:”Ishte një moment i ndarë në sekonda.Asnjëherë nuk kam menduar se do të ishte aq e madhe sa të dashurohesha me të, me të vërtetë nuk e prisja.
“Georgina është gruaja me të cilën jam krejtësisht i dashuruar.”
Drejtori i departamentit te argetimeve për Netflix Spanjë Alvaro Diaz shton: “Georgina është plotësisht e sinqertë dhe pranon në dokumentar se jeta e saj ndryshoi nga të mos kishte asgjë në absolutisht gjithçka.
“Unë jam Georgina ka një përbërës të fortë aspirues. Georgina kaloi nga shitja e gjerave prej luksi ne nje njeri ku tashme keto gjera luksi i behen dhurate asaj,duke i shfaqur në tapetin e kuq.
“Ajo ishte një grua e re normale, jeta e së cilës ndryshoi në mënyrë dramatike një ditë.
“Ajo po largohej nga puna një ditë dhe papritmas rruges takoi me dashurinë e jetës së saj. Kush nuk e ka ëndërruar këtë?”
Georgina dhe Cristiano tani kanë mbërritur në Mançester, pasi CR7 hoqi dorë nga jeta në Torino për t’u kthyer në Veriperëndim të Anglisë.
Rodriguez do të shijojë per here te parë kete aventure të Shtunën ne Old Trafford, kur Ronaldo të kthehet në Manchestes United kundër Newcastle në Teatrin e ëndrrave.
COMMENTS