Rasti i katër fëmijëve të familjes Sefe nga komuniteti Egjiptian në Sovjen të Korçës ka tronditur mbarë opionin publik, para 3 vitesh ata humbën nënën e tyre, dhe një javë më parë humbën dhe babain e tyre duke i lenë jetimë
Pa prindër ata e kanë tëpër të vështirë të ushqehen dhe të vazhdojnë jetën përpara, ditën e djeshme nga mediat u publikuan pamjet nga banesa e tyre që ishte e rrënuar, në këtë situatë të rënduar institucionet publike në Bashkinë Maliq duhet të kishin reagur për ti ardhur në ndihmë fëmijëve
-Romina Sefa aktiviste e komunitetit Rom dhe Egjiptian tregon për Informim.Al që është telefonuar nga të afërm të familjes Sefe me datë 19 Janar 2019 ku është informuar në lidhje me fëmijët, –pas telefonatës unë kam kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku pas disa ditësh komunikime është arritur që ditën e sotme një nga specialistët e Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror ka shkuar në mëngjes në shtëpinë e fëmijëve bashkë me përfaqësues të Bashkisë Maliq
Shërbimi Social Shtetëror shprehet se së bashku me shkollën e fshatit kishte shpërndarë ushqime për fëmijët, dhe se fëmijët do qendrojnë me motrën e madhe e cila është e martuar në një fshat tjetër deri sa gjykata të vendosë për kujdestarinë ligjore, ndërkaq Bashkia Maliq mori përsipër të rikonstruktoje banesën e fëmijeve dhe mobilimin e saj
COMMENTS