Marrëveshja për punësimin e romëve prej 4 vitesh e pa zbatuar, organizatat: I diskriminojnë dhe i përdorin vetëm për vota

Marrëveshja për punësimin e romëve prej 4 vitesh e pa zbatuar, organizatat: I diskriminojnë dhe i përdorin vetëm për vota

Ndërron jetë Jani Rustemi, familja në dhimbje apelon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes
Varësia ndaj drogës: Ndani me ne përvojën tuaj
Po biem si mizat’: Histori tronditëse të vuajtjeve dhe vdekjeve, komuniteti rom lutet për ndihmë ndaj pandemisë në Hungari

Në kuadër të javës së romëve u mbajt këtë të premte një event publik me përfaqësues të institucioneve publike sa i takon deklaratës së Poznanit. Eventi u thirr nga organizatat të cilat eshohin si mjaft problematike këtë çështje duke i përqëndruar diskutimet te punësimi i këtij grupimi në Administratë Publike. Edhe pse ka katër vite që deklarata është firmosur nga qeveria shqiptare, nuk janë ndërmarrë masa konkrete për ndryshimin e legjislacionit, duke diskriminuar pozitivisht minoritetet rome dhe egjiptiane në procedurat e punësimit në administratën publike. Deri më sot, punësimi i paktë i anëtarëve të këtyre minoriteteve është bërë nga institucionet vendore ose qendrore në bazë të kontributit partiak, duke përqendruar punësimin tek individët që janë shpesh herë pjesë e makinërisë së votës.

Po çfarë thuhet në deklaratën e Poznanit?

Deklarata e Poznanit për Integrimin e Romëve është një angazhim i palëve kontraktuese për të ndërmarrë masa konkrete në përkrahje të integritetit dhe përfshirjes së komunitetit rom. Këto masa përfshijnë nxitjen e punësimit në sektorin publik, legalizimin e vendbanimeve joformale, përmirësimin e arsimit, sigurimin e mbulimit shëndetësor, regjistrimin civil dhe luftën kundër diskriminimit. Gjithashtu, deklarata përfshin angazhimin për përdorimin e të dhënave për të formësuar politika të bazuar në prova dhe për të ndërtuar mekanizma për monitorimin e zbatimit të këtyre politikave.

Kjo deklaratë do të zbatohet deri në momentin kur Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Por pse personat e këtij komuniteti e kanë të vështirë që të integrohen në tregun e punës?

Arsyet që ndikojnë në nivelin e ulët të punësimit të romëve dhë egjiptinëvë në administratën publike por edhe më gjerë lidhen me diskriminimin. Përçmimi vjen i tërthortë, pra i fshehtë

që do të thotë është i vështirë faktimi ose dokumentimi dhe për pasojë është e vështirë edhe të ankimoret. Zyrat e punësimit përgjithësisht e shfaqin këtë përmes komunikimit përmes sjelljes, tregohen mospërfillës por kjo nuk mund të faktohet.

Një tjetër arsye është kualifikimi profesional i këtij grupimi vurnerabël pasi tregu është mjaft divers dhe një pjesë e mirë e tyre nuk janë të arsimuar. Por duke qenë se vendi ynë është duke u përballur me fenomenim e largimin e të rinjve nga vendi, ky komunitet do dueht të shihet si potencial për disa vende pune qofshin ato edhe profesionale. Kushtëzimi që i bëhet këtij komuniteti i mban ata të pa integruar në shoqëri.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0