Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 u regjistrua në Tokio në orën 22:41 me orën lokale, me epiqendër në prefekturën Chiba, në lindje të kryeqytetit. Kjo u njoftua nga Agjencia Meteorologjike Japoneze, duke thënë se nuk ka lëshuar asnjë paralajmërim për cunami. Intensiteti i goditjes u vlerësua me notën 5 në shkallën matëse japoneze të nivelit 7. Aktualisht nuk ka dëme në njerëz apo sende. Trenat super të shpejtë të Shinkansen u pezulluan.
COMMENTS