Janari i gjen shqiptarët me vetëm dy operatorë telefonie, bashkohet One me Albtelecom-in

Janari i gjen shqiptarët me vetëm dy operatorë telefonie, bashkohet One me Albtelecom-in

Raporti i DASH dhe sfidat ende të mëdha me të cilat përballen komunitetet fetare në Shqipëri
Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin që ndalon protestat dhe tubimet pa marë lejen e policisë: “Jo më leje por vetëm njoftim”

Duke nisur nga muaji Janar i këtij viti, Shqipëria do ketë vetëm dy rrjete telefonie celulare. ONE Telecomunications dhe Albtelecom shpallën bashkimin me përthithje nën grupin e rrjetit 4iG, me qendër në Hungari. Rrjeti i ri do quhet One Albania dhe përfshin kombinime të ofertave dhe shërbimeve që dy rrjetet tashmë ofronin. Bashkimi mes ONE dhe Albtelecom pritet të sjellë shkurtimin e rreth 140 vendeve të punës në të dy kompanitë. Sipas marrëveshjes së bashkimit me përthithje, në datën e bashkimit mes dy kompanive numri i punonjësve do të reduktohet për një numër deri në 80 punonjësish të Albtelecom dhe 60 punonjësish të One Telecommunications.
Megjithatë, marrëveshja parashikon se shifrat e mësipërme mund të kenë ndryshime, çka nuk përjashton që numri i vendeve të shkurtuara të punës pas finalizimit të bashkimit të jetë edhe më i lartë se shifrat e mësipërme, raporton Revista Monitor, në nëntor të 2022.

Albtelecom do vazhdojë të ofrojë shërbimin e telefonit fiks dhe aksionet e shtetit shqiptar të kësaj kompanie do mbeten të paprekura.

Më pak konkurrencë, lajm i keq për konsumatorin

Përgjatë viteve, AKEP ka forcuar kërkesat për kontrollin e çmimeve ndaj operatorëve, duke konstatuar herë pas here shkelje, çmime abuzive dhe oferta promocionale që shtyjnë klientët të portojnë numrat e tyre e më pas të ngecin në një operator të ri. Pas këtij bashkimi, numri i operatorëve celularë ulet në dy, shifra më e ulët që nga koha e hapjes së këtij shërbimi në vendin tonë. Frekuencat janë rishpërndarë me marrëveshje gjatë muajit nëntor, e cila u vlerësua nga AKEP se ishte e drejtë dhe se nuk do shkaktonte probleme të mëtejshme për tregun.

Vazhdimisht AKEP ka shprehur shqetësimin e pamundësisë së kompanive të reja për të depërtuar tregun shqiptar të telefonisë celulare, duke cituar problemet me konkurrencën jo të lirë si faktor, por dhe numrin e vogël të pajtimtarëve në përgjithësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0