Ja si shprehet vjehrra e 23-vjeçares për nusen e djalit

Ja si shprehet vjehrra e 23-vjeçares për nusen e djalit

Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë
Fier/ Shpërthen bombola e gazit
Gjykata Drejtave të Njeriut/ Policia shkel nenin 3 të Konventës ndaj tre anëtarëve të minoritetit rom

Sabrina Benga, vetëm 23-vjeçe u vra një natë më parë nga ish- bashkëshorti i saj, teksa ajo po hante bukë në shtëpinë e prindërve të saj. E reja mësohet se ka lënë pas një fëmijë të mitur, për të cilin, babai i tij, nuk mendoi kur kreu krimin.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në një zonë të pyllëzuar. Autori, Elton Metaj para dy muajsh kishte dalë nga burgu dhe 1 vit më parë kishte kanosur të renë dhe familjen e saj.

Ndërkohë, për mediat ka folur nëna e autorit. Gruaja tregoi se vuan për ish- nusen njësoj si familja e saj, pasi e ka rritur. Ajo tregoi që djali i saj dhe 23-vjeçarja janë fejuar që kur viktima ishte 13-vjeçe dhe sipas saj ata duheshin.

E tronditur nga krimi, gruaja ka treguar se nuk kishte dijeni për planin e djalit, ndërsa thekson se ata dy duheshin. Gjatë fjalës së saj, ajo ka treguar se ish- nusen e ka rritur vetë, pasi çifti janë fejuar qëkur viktima ishte 13-vjeçe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0