Ja kush nuk kualifikohen për legalizim.

Stuhi në Venecia/Copa tullash bien nga kulla, turistët alarmohen
Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë
Elbasan: Aktivistët e LRER-së së dhe familjarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian bashkohen në aktin humanitar për familjet e prekura nga tërmeti

Nis procesi i dhënieve të lejeve të ndërtimit, ja kategoritë që përfitojnë. Vendimi për miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, publikuar më 28 Mars 2017 nga Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), ka prekur 43 bashki në vendin tonë të cilat duhet të nisin procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, MZHU kërkon nga çdo bashki, në bashkëpunim dhe me drejtorinë e ALUIZMI-t, raportin mujor që ka në përmbajtje të dhënat mbi lejet e miratuara për qytetarët aplikues. Më tej, MZHU sqaron se përfituesë të këtyre lejeve do të jenë pronarët e tokave bujqësore të cilët duan ta kthejnë pronën e tyre në tokë urbane, truall, për ndërtimin e një objekti. Ndërsa jashtë këtyre lejeve qendrojnë aplikuesit që duan të ngrenë një objekt ndërtimi në tokat natyrore që përfshijnë pyjet ose kullotat. Në rast se bashkia nuk ka gati një dokumentacion për të dorzuar pranë MZHU si raport të përmuajshëm atëherë ALUIZMI i merr vendimet mbi bazën e procesit të bashkërendimit institucional. Njëkohësisht njoftohen të gjithë qytetarët që të paraqiten pranë bashkisë së qytetit për të ndjekur proçedurat e nevojshme në rast se duan të pajisen me një leje të tillë ndërtimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0