Ja kategoritë që përfitojnë shpërblimin e fundvitit

Ja kategoritë që përfitojnë shpërblimin e fundvitit

More z.Kryeministër ku do të hajë bukë ky popull? Këngëtari i njohur Rati reagon kundra vendimit për ndalimin e muzikës.
Çështja e strehimit, si pritet të jepet zgjidhje problemit.
Nxënësit e Shkollës 9-Vjeçare Shefqet Tançi në rrethin e Bulqizes  bojkotojnë mësimin…

Rreth 80mijë familje me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblimet për festat e fundvitit. Masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende, por këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet për shkak të ecurisë pozitive të të ardhurave buxhetore. Ministria e Financave sqaron se mbi 32mijë familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike do ta marrin deri në fund të vitit një pagesë mujore dy-trefish më të lartë.

Kategoritë përfituese

-Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike

-Pensionet e invaliditetit

-Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 01.10.1993-31.12.1993

-Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 01.1.1994-30.09.1994 me masë pensioni në këtë periudhë ,pas rillogaritjes sipas ligjit 9588 datë 25.7.2006 për rillogaritjen e pensioneve

-Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 01.10.1994-30.04.1995 me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit 9588 datë 25.7.2006 për rillogaritjen e pensioneve

-Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 1.10.1995-31.3.1995 me masë pensioni në këtë periudhë pas rillogaritjes sipas ligjit 9588 datë 25.7.2006 për rillogaritjen e pensioneve

-Pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në periudhën 1.4.1996-31.12.1996 me masë pensioni në këtë periudhë pas rillogaritjes sipas ligjit 9588 datë 25.7.2006 për rillogaritjen e pensioneve.

-Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë të caktuara në nenin 97 të ligjit 7703 datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar kur llogariten si pensione të plota pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla.

COMMENTS

WORDPRESS: 0