Iu shembën kangjellat e ballkonit, i riu bie nga lartësia tek hotel “Rogneri” dhe vdes

Iu shembën kangjellat e ballkonit, i riu bie nga lartësia tek hotel “Rogneri” dhe vdes

“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…
OMARAJ, FSHATI PA SHKOLLË
Dhunë dhe padrejtësi për Enea Aliun/Gjykata e Apelit çon në qeli të riun egjiptian: “Shkeli me 15 minuta orarin e ndalim qarkullimit”

Një 28-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Hotelin Rogner, i cili është pozicinuar në zemër të Tiranës.

Mësohet se 28-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ka rënë nga dritarja e katit të 5 të këtij hoteli.

Ajdin Mustafi kishte ardhur nga Zvicra mbrëmjen e kaluar për të kaluar disa ditë në kryeqytetin shqiptar, por gjeti vdekjen në mënyre tragjike rreth orës 14:40 pasi është rrëzuar nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner.

Burime për News24 thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe i riu ra nga lartësia duke u përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit.

Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. I riu ndodhej i vetëm në dhomë kur ka ndodhur ngjarja. Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale megjithatë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0