Identifikohet shqiptari që u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercellit në Itali. Ai është Kristian Mëhilli, 27 vjeç. Mediat italiane deklarojnë se ai ka mundur të sharrojë hekurat e qelisë dhe ka zbritur me çarçaf nga kati i katërt i burgut. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në kërkim të tij në të gjithë rajonin.
Por kjo nuk ka qenë arratisja e parë për të riun Mëhilli. Ai është arratisur në maj të vitit 2019 së bashku me 3 bashkatdhetarë të tjerë si pjesë e bandës që kryenin grabitje nëpër vila në zonat Alessandria, Casaleste dhe Vercelli. Ata ishin kthyer në tmerrin e banesave në ata zona. Ndërsa arrestimi u konsiderua nje sukses për policinë.
Në mediat italiane Mëhilli konsiderohet si një njeri i rrezikshem.
COMMENTS