Një dëbim i paligjshëm u zhvillua dje në zonën e del Foro Italico në bashkinë e Romës ndaj një disa anëtarëve të minoritetit rom, të cilët jetonin prej dekadash në banesa të improvizuara. Edhe pse dekreti i Marsit të kaluar i qeverisë Conte pezullonte të gjitha dëbimet deri në Dhjetor të vitit 2020, bashkia e Romës e ka injoruar plotësisht. Kryetarja e bashkisë Virginia Raggi e publikoi në faqen e saj të facebookut që ndërhyrja u bë për të vendosur “drejtësi sociale”. Por përkundrazi, bashkia nuk i ofroj asnjë zgjidhje alternative strehimi për familjet, duke bërë që shumica e familjeve të iknin natën pasi kishin frikë nga kërcënimet e marra. Disa aktivistë të drejtave të njeriut vazhdojnë të qëndrojmë pranë familjeve të mbetura në kazermat e vetme të rrënuara duke vazhduar t’u sigurojnë familjeve angazhimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Foto nga Daniele Napolitano
COMMENTS