Itali/ 130 anëtarë të minoritetit rom do të dëbohen në situatë Pandemie

Itali/ 130 anëtarë të minoritetit rom do të dëbohen në situatë Pandemie

Dhëndër Indian? Ja si reagon mamaja… (Video)
“Gropa septike”/ Banorët romë të shqetësuar prej vitesh”
Sarandë/ Nëna “lypse” mbron me trupin e saj fëmijën

Rreth 130 banorë rom, të cilët do jetojnë prej 30 vitesh në një zonë periferike në qytetin e Romës, do të përballen me dëbimin me forcë  të martën e ardhshme, 11 gusht. Banorëve nuk i është ofruar  asnjë mundësi alternative për strehim nga ana e institucioneve vendore. Ata janë njoftuar ditën e djeshme zyrtarisht nëpërmjet një shkrese për prishjen e banesave dhe dëbimin e tyre.

️ERRC-ja, një organizatë që mbron të drejtat e minoritetit rom i ka kërkuar bashkisë së Romës që të ndaloj kryerjen e këtij dëbimi. Kjo, nisur nga situata e Pandemisë dhe nga vështirësitë që do ti shkaktohet  familjeve nga një veprim i tillë. Gjithashtu, organizata shprehet se, një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe në kundërshtim direkt me një moratorium për dëbimet që ekzistojnë aktualisht në Itali.

COMMENTS

WORDPRESS: 0