Ishte në Siri për kthimin e fëmijëve, shefi i antiterrorit zbardh detajet: Kemi identifikuar…

Psikologia Telaku: Nuk do të kishin ndodhur vetëvrasjet nga covid nëse në spitale do të kishte psikologë
Itali/ 130 anëtarë të minoritetit rom do të dëbohen në situatë Pandemie
Naftëtarët/ Kërkojmë kontributin e qeverisë për të siguruar të drejtat tona themelore

Shefi i antiterrorit Gledis Nano, i cili ka qenë i përfshirë në misionin e rikthimit të qytetarëve shqiptarë nga kampi Al- Hawl ka treguar detaje të misionit të kryer në Siri.

Ndër të tjera Nano tha se janë identifikuar edhe 4 familje të tjera që janë transferuar tashmë për më shumë siguri në kampin Roxh.

“Janë identifikuar dhe 4 familje të tjera, ato janë transferuar në kampin Roxh me kërkesën tonë, si një kamp me sigurinë më të madhe dhe me kushte më të mira. Në takimet me autoritetet lokale, ata i qëndronin shumë të prerë idesë, që të gjithë personat madhorë duhet të hetohen, të verifikohen dhe nëse nuk kanë pengesa penale mund të kthehen”.

I pyetur se përse nuk u bë kthimi vetëm për fëmijët, Nano tha: “Kërkuam të marrim vetëm fëmijët, por kjo nuk është pranuar nga autoritetet. Disa nga nënat e kanë dhënë dakordësinë, por nuk kemi rënë dakord me autoritetet kurde, pasi ata nuk kanë qenë dakord që fëmijët të shkëputen nga nënat. /Opinion.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0