Policia e Elbasanit ka përfunduar opercionin të koduar “Zaranika” duke vënë në pranga një person të cilit iu gjet lëndë narkotike e llojit heroinë.
Policia thotë se në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua operacioni në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i të dyshuarit.
Në pranga përfundoi shtetasi Xhafer Deliu, 43 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe dy aparate celulare.
Aktualisht vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
COMMENTS